E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stjuardesat e ‘“Alitalia” zhvishen në mes të sheshit (FOTO)
Lajme

Stjuardesat e ‘“Alitalia” zhvishen në mes të sheshit (FOTO)

Falimentimi i kompanisë ajrore ndër më të njohurat botërisht “Alitalia” ka bërë që disa nga punonjëset e saj të protestojnë.

Ato kanë zhvilluar një protestë ndryshe duke dalë në rrugë, pranë njëra tjetrës dhe duke hedhur uniformën në tokë.

Kjo pasi ato refuzojnë shitjen e kompanisë Alitalia tek kompania tjetër “Ita Airways”.

Heqja e uniformave ishte simbol i refuzimit të situatës në të cilën ndodheshin, teksa bërtisnin në kor: “Ne jemi Alitalia”.

“Ne erdhëm të shprehim dhimbjen tonë para së gjithash, solidariteti shkon për të gjithë kolegët tanë që janë detyruar të nënshkruajnë një kontratë me një kompani poshtuere dhe dëshpëruese,” thanë ato.

Protesta zgjati rreth gjysmë ore dhe rrobat e punës së tyre u lanë aty.

1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.