E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stresi flet  pasi bëri për ‘spital’ reperin që e kërcënoi atë dhe Noizyn me jetë: Po e kam rrahur!
Lajme

Stresi flet pasi bëri për ‘spital’ reperin që e kërcënoi atë dhe Noizyn me jetë: Po e kam rrahur!

Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ka folur lidhur me një video e cila qarkulloi së fundmi në rrjetet sociale, ku ai shihej duke sulmuar reperin Atben Simoni i njohur si BMT.

Përmes një live në Instagram të zhvilluar me Kozakun, Stresi ka folur për këtë çështje, duke thënë se nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por “njerëzit e tij” kanë marrë masa duke e sulmuar, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që i ka bërë.

“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, tha Stresi ndër të tjerash.

Stresi tha se organet e rendit merren me raste të tilla vetëm pas rrahjes, ndërkohë që sipas tij ai ia kishte dërguar më parë videot dëshmuese të kërcënimit Prokurorisë së Shtetit, por që askush nuk ishte marrë me rastin.

“Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd. Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe do të q* robtë e shtëpisë, ty, babait, nënës tënde do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu”, tha reperi, emri i vërtetë i së cilit është Arkimed Lushaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.