E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stresi publikon videon e fundit të shokut të ndjerë: Kështu e ka jeta
Lajme

Stresi publikon videon e fundit të shokut të ndjerë: Kështu e ka jeta

Ditën e djeshme në mbikalimin e Fushë-Krujës, persona të paidentifikuar zbrazën rreth 60 plumba mbi makinën që ndodheshin 3 persona, Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.

Këto të fundit mbetën të vdekur në vend pasi makina e tyre shpërtheu në flakë, ndërsa atentatorët enden të lirë, të paidentifikuar nga policia.

Viktimat ishin persona me të shkuar kriminale, ndërsa Vata dhe Martinaj ishin shok të ngushtë të reperit Stresi.

Ky i fundit publikoi në një postim në story një mesazh që kishte bërë me të ndjerin Martinaj kur ai ishte gjallë.

Ndërkohë edhe sot, Stresi ka publikuar një video të Martinajt ku e shoqëron me një ndër këngët e tij dhe thotë: “Kështu e ka jeta, mos u mërzit” dhe me disa “emoji” të trishtuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.