E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studentë e qytetarë dorëzojnë lule në vendin ku u qëllua 21 vjeçarja
Lajme

Studentë e qytetarë dorëzojnë lule në vendin ku u qëllua 21 vjeçarja

Pikërisht në vendin ku Ariela Murati u qëllua dy ditë më parë me plumba nga personi që thoshte se e dashuronte, këtë të martë janë vendosur qindra lule, qirinj e lutje për shpirtin e saj.

Dhjetëra studentë, pedagogë e qytetarë të Tiranës i janë bashkuar marshimit të heshtur në nder të 21 vjeçares. Kanë qenë studentët e fakultetit të drejtësisë ata që kanë qëndruar në rradhën e parë të marshimit, për të nderuar me lule dhe me prezencën e tyre, mungesën e shoqes së klasës, e cila humbi jetën tragjikisht të dielën.

Ariela Murati u vra nga Aldison Beluli, 23 vjeçari që më pas qëlloi veten me plumb në kokë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e traumës në kryeqytet, në gjëndje kritike për jetën.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.