Studentët nesër në protestë nuk gënjehen me zëvëndësministren e Lindita Nikollës
- Nëse qeveria Rama paska qënë e suksesshme atëherë përse janë shkarkuar 10 ministra, deri dje të sukseshëm…dhe nëse ministrat e shkarkuar kanë pasur probleme me realizimin e objektivave qeverisës, atëhëre përse ministrja e arsimit është zëvëndësuar me zëvëndësministren…?!
- Pa shfuqizuar ligjin e arsimit të lartë realizimi i 8 kërkesave është një gënjështër e madhe….
- Përgjigja për realizmin e kërkesave studentore me vendime qeverie është mashtrim; studentët kanë deklaruar se kërkesat e tyre duhet të miratohen në kuvend përmes ndryshimeve ligjore…
- Deklarata e Ramës për përgjysmimin e tarifave për studentët dhe për cështje të tjera financiare është hilja e rradhës e Ramës përderisa qeveria dhe parlamenti nuk i ka pasqyruar këto ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2019…
- Prandaj studentët s’pranojnë dialog me një person që mashtron dhe gënjen…
- Këto argumenta të artikuluar nga studentët i kanë “qepur” gojën kryeminsitrit gojështhurrur…

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



