E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studentja shqiptare evakuohet nga Kina
Publik News

Studentja shqiptare evakuohet nga Kina

Studentia shqiptare Silva Doçi, e cila ishte e izoluar në ambientet e kampusit universitar në Wuhan të Kinës është evakuuar me sukses nga qyteti ku coronavirus ka marrë jetën e 213 personave. Studentja ka dalë negative në analizat për virusin nCOV por asaj i duhet të qendroje  e izoluar edhe 14 ditë të tjera pasi ka udhëtuar me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan.

Dyshimet se ajo mund të jetë kontaminuar gjatë udhëtimit e detyrojnë t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm.

Largimin e saj nga qyteti ku shpërtheu epidemia ka mundësuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara. Këto institucione kanë punuar intensivisht për të finalizuar me sukses largimin nga Wuhan, studenten shqiptare Silva Doçi.

Ka qenë marrëveshja me palën turke, e cila pranoi që shtetasja shqiptare Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulant turk.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një marrëveshje me Ministrinë e Jashtme turke, ranë dakord që Doçi të vazhdonte regjimin 14 ditor në Turqi.  Gjithashtu ministria do marrë përsipër të ndjekë procedurën deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.