E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studimi: Covid-19 ‘lindi’ në Kinë, infektimet nisën që në tetor 2019
Publik News

Studimi: Covid-19 ‘lindi’ në Kinë, infektimet nisën që në tetor 2019

Virusi ‘patjetër’ që e ka origjinën në Kinë, thonë shkencëtarët amerikanë dhe shpërthimi i pandemisë ka nisur që në fillim të muajit tetor 2019, disa muaj para se Pekini të alarmonte botën.

Ky përfundim është arritur pas një studimi shkencor që ka gjurmuar ‘nënën’ e të gjithë infeksioneve Covid-19 dhe pasardhësit e saj fillestarë në vend.

Studimi nga ekspertët amerikanë, analizoi mostrat nga mijëra pacientë me koronavirus, gjithashtu përcaktoi se shpërthimi pothuajse me siguri filloi në tetor 2019.

Gjetjet e tyre sfidojnë përpjekjet e Pekinit për të kthyer vëmendjen te vendet e tjera si vendlindje të pandemisë, me zyrtarë që argumentojnë se virusi mund të jetë importuar në Wuhan, në provincën Hubei të Kinës.
Data e sugjeruar e studimit e infeksioneve të para përshtatet me pretendimet nga Departamenti i Shtetit i SHBA që ‘disa’ studiues në Institutin e Virologjisë të Wuhan të sigurisë së lartë u sëmurën në vjeshtën e 2019.

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë fillon kërkimin e saj në Kinë për origjinën e pandemisë mes frikës se puna e saj do të kufizohet nga qeveria kineze.

Kina ka promovuar teori të dyshimta se virusi u shfaq jashtë kufijve të saj.

Edhe javën e kaluar, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme pretendoi se mund të ketë ardhur nga një bazë ushtarake dhe laborator amerikan në Maryland.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.