Studimi i GALLUP/Shqiptarët kënaqen me pak
Studimi i fundit nga Gallup i përket emocioneve që përjetojnë më shumë njerëzit në vende të ndryshme të botës. Në raportin e titulluar “Emocionet Globale 2019” vendi ynë renditet në vendin e 50 nga 145 vende, duke treguar kështu se shqiptarët kanë më shumë ndjesi pozitive (rreth 51 për qind) për përditshmërinë e tyre.
Gjetjet fokusoheshin tek sjelljet e njerëzve të një vendi dhe statistikat e tyre janë hartuar në bazë të përgjigjeve për pyetje të ndryshme si; A i shijojnë ditët e jetës? A i përjetojnë shumë shqetësimet dhe streset? A e gëzojnë jetën pa menduar gjithë kohës për problemet të ndryshme?
Parë në këtë aspekt, shqiptarët konsiderohen si njerëz të varfër, por pozitivë. Raporti thekson gjithashtu se shqiptarët kënaqen me pak.
Sipas studimit indekset e formuara nga përgjigjet synonin të tregonin se si e jetojnë jetën njerëzit në botë, pa marrë parasysh çështjet politike apo ekonomike që i rrethojnë.
Të dhënat treguan gjithashtu një ndryshim që ka pësuar shteti i Kosovës i cili kryeson në rajon, duke raportuar emocione pozitive me 1 për qind më tepër se sa vitet e kaluara.
Ndërsa, në rang global vendet që kryesojnë janë, Paraguaji, Kosta Rika, Panamaja dhe të fundit të listë, renditen vendet në konflikte.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



