E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studimi: Laptopët gjatë mësimit reduktojnë eficencën te studentët
Uncategorized

Studimi: Laptopët gjatë mësimit reduktojnë eficencën te studentët

Një studim së fundmi, ka treguar se përdorimi i këtyre pajisjeve teknologjike, ul përqëndrimin dhe aftësinë e studentit për të mësuar.

Disa profesorë në Universitetin Princeton, zhvilluan një sondazh gjatë të cilit një grup studentësh i ruajti shënimet në laps e letër, e grupi tjetër në laptop apo tablet.

Nga eksperimenti rezultoi se studentët që përdorën një laptop nuk e kuptuan leksionin aq mirë sa ata që mbajtën shënime me shkrim dore.

Për më tepër, këto pajisje reduktojnë përqëndrimin e atyre që i përdorin, por edhe personave të tjerë pranë tyre.

Këto janë prova të pakontestueshme që tregojnë se ‘tradicionalja nuk del kurrë nga moda’, shkruan aitc.org.al.

Të shkruarit me dorë rrit aftësitë e memories, përqëndrimin dhe kreativitetin.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.