E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studimi/ Vaksinat Pfizer dhe Moderna janë më pak efektive ndaj varianit Afrikano-Jugor
Publik News

Studimi/ Vaksinat Pfizer dhe Moderna janë më pak efektive ndaj varianit Afrikano-Jugor

Sipas një studimi laboratorik, vaksinat e Moderna’s dhe Pfizer-BioNTech kundër Covid-19, shihen si më pak efektive kundër variantit të koronavirusit të parë të gjetur në Afrikën e Jugut.

Përqindja e antitrupave mbrojtës që neutralizuan variantin, i quajtur B.1.351, i cili është regjistruar në 20 shtete të SH.B.A, ishte 12.4 herë më i ulët për goditjen ndaj COVID-19, për Moderna, sesa kundër koronavirusit origjinal dhe 10.3 herë më i ulët për Pfizer, shprehen autorët e studimit.

Për këtë studim, ata përdorën mostra reale të variantit, të marrë nga njerëzit që ishin infektuar me këtë virus. Të dy vaksinat Pfizer dhe Moderna janë autorizuar për përdorim urgjent në SH.B.A. Varianti B.1.351 u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut në tetor 2020.

Që atëherë është përhapur në 42 vende, duke përfshirë edhe SHBA, ku po qarkullon në të paktën 20 shtete, përfshirë California dhe Texas, thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ka 81 raste të raportuara të B.1.351 në SH.B.A.

Studiuesit zbuluan se aktiviteti i antitrupave nga të dy vaksinat ishte “në thelb i pandryshuar” kundrejt variantit të parë të gjetur në MB, B.1.1.7. Janë 3.037 raste të raportuara në SH.B.A me B.1.1.7, thanë ekspertët, të cilët besojnë se së shpejti do të bëhet lloji dominues në SH.B.A. Studimi është pranuar nga revista shkencore Nature, por nuk është botuar ende.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.