E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studionin vendet dhe vepronin natën, si u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në një banesë dy të rinjtë
Lajme

Studionin vendet dhe vepronin natën, si u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në një banesë dy të rinjtë

Tre djem të rinj u arrestuan nga policia e Tiranës në operacionin e koduar “Alliasi”. Dy prej tyre u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në banesën e një shtetasi.

Blutë bëjmë me dije se ” K. Q., 23 vjeç, i dënuar më parë, dhe G. B., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke ndërprerë ndriçimin elektrik të rrugës dhe të kamerave në hyrje të banesave”.

Ndërsa një person i tretë, 33-vjeçar, u arrestua nga policia në këtë operacion pasi ishte në ndjekje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi kishte vjedhur një automjet “BMW”, në pronësi të një shtetasi me banim në rrugën “Myslym Keta”.

Njoftimi nga Policia

Në vijm të punës së pandërprerë nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave dhe të automjeteve, bazuar në informacionet e marra përgjatë punës hetimore dhe në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Alliasi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

– K. Q., 23 vjeç, i dënuar më parë, dhe G. B., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në banesën e një shtetasi në rrugën “Selaudin Bekteshi”. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur edhe banesën e një shtetaseje në Lanabregas.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të banesave në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Shtetasit e mësipërm studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke ndërprerë ndriçimin elektrik të rrugës dhe të kamerave në hyrje të banesave.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartëpërmendura.
Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetaseve.

Po në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V. K., 33 vjeç, banues në rrugën “Barjam Curri”, i dënuar më parë.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në rrugën “Kosovarët”.

33-vjeçari ishte në ndjekje nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi kishte vjedhur një automjet “BMW”, në pronësi të një shtetasi me banim në rrugën “Myslym Keta”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.