E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Suel Çela i ofroi një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani për të mbyllur dosjen
Lajme

Suel Çela i ofroi një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani për të mbyllur dosjen

Gjyqtarja e Tik-Tokut Enkeleda Kapedani ishte rekrutuar nga grupi i Çelës

Dosja e SPAK-ut për grupet kriminale në Elbasan tregon se Gjykata e Elbasanit ishte nën kontrollin e Suel Çelës, një figurë e rëndësishme e krimit. Nën urdhërat e Suel Çelës nuk ishte vetëm gjyqtarja Pajtime Fetah, por bosi i krimit rezulton se ka rekrutuar edhe gjyqtaren Enkeleda Kapedani, e njohur ndryshe edhe si gjyqtarja e Tik-Tokut, që pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.

Fillimisht, sipas dosjes së SPAK, Suela Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Enkeleda Kapedani, e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetah, e cila ishte nën komandën e plotë të Çelës. Kapedani e falenderon Suel Çelën dhe shpreh respektin që ka për të, por nuk pranon të tërhiqej nga gara, pasi e konsideronte të rëndësishme karrierën në sistemin e drejtësisë.

Më tej Suel Çela angazhohet bashkë me gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe kryetarin e gjykatës Zihni Shahu për të kaluar një dosje të tij kriminale për gjykim në duart e Enkeleda Kapedanit, të cilën e kosideron të besueshme dhe në krah të tij, duke ia hequr nga duart gjyqtarit Tomorr Kullolli i cili nuk e kishte marr përsipër pafajësinë e Çelës.

Dhe kështu ndodh. Tomorr Kullolli jep dorëheqjen, e cila pranohet nga Zihni Shahu. Dosja i kalon Enkeleda Kapedanit sipas porosisë së Suel Çelës. Me 30 prill 2020, gjyqtarja Enkeleda Kapedani vendos pushimin e çështjes penale në ngarkim të Marjus Lulaj, i cili është Suel Çela.

Gjyqtajra Enkeleda Kapedani ka konsumuar dy vepra penale; mos kallëzim krimi kur Suel Çela i ofroi makinën 40 mijë euro për t’u tërhequr nga gara për kryetare të gjykatës dhe korrupsion, pasi ka marrë një vendim në kushtet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe një marrëdhënie korruptive. Duket e çuditshme se si SPAK ka ngritur akuzë ndaj gazetarit Elton Qyno, i cili vetëm ka bërë detyrën, dhe nuk ka ngritur akuzë ndaj gjyqtares Kapedani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.