Sulm i papritur ndaj Iranit! Izraeli dhe SHBA godasin Teheranin
Alarm lufte në Lindjen e Mesme, Reuters: Khamenei iku nga kryeqyteti
Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm këtë mëngjes, pasi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme të cilat i kanë cilësuar si parandaluese ndaj Irani.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në disa zona të Teheran, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon. Në të njëjtën kohë, autoritetet izraelite kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin, për shkak të frikës së një kundërpërgjigjeje të mundshme nga Irani.
Agjencia Reuters, duke cituar një zyrtar iranian, raportoi se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, nuk ndodhet aktualisht në Teheran dhe është zhvendosur në një vend të sigurt. Më herët, edhe Associated Press bëri të ditur se një nga sulmet në kryeqytetin iranian ndodhi pranë zyrave të tij.
Ndërkohë, në momentin e nisjes së operacionit, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u kanë dërguar njoftime urgjente qytetarëve, duke i këshilluar të qëndrojnë pranë zonave të mbrojtura dhe strehimoreve për shkak të rrezikut të sulmeve hakmarrëse.
Situata mbetet shumë e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet, nga frika se përplasja mes Izraelit dhe Iranit mund të çojë në një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në rajon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



