E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulm terrorist në Francë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur
Publik News

Sulm terrorist në Francë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nicë të Francës, pranë kishës së Notre-Dame.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nga sulmi ka humbur jetën një person, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Qytetarëve iu është kërkuar që të shmangin zonën në fjalë.

Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi konfirmoi se autori i dyshuar i krimit është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Kujtojmë që situata në Francë është tensionuar pas vrasjes së një mësuesi historie nga një esktremist islamik, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed.

Ndërsa deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron se “islami shkakton probleme” ka shkakruar revoltë në botën myslimane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.