E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmet në Qipro, Greqia nis urgjent anijet dhe avionët ushtarak
Lajme

Sulmet në Qipro, Greqia nis urgjent anijet dhe avionët ushtarak

Pas dy incidenteve me dronë në ishull, Greqia ka vendosur të aktivizojë mekanizmin e përbashkët të mbrojtjes me Qipron, pas një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Autoritetet greke njoftuan se Athina do të dërgojë menjëherë në ishull dy fregata të flotës ushtarake, “Kimon” dhe “Psara”. Anija e dytë është e pajisur me sistemin kundër dronëve “Kentavros”. Krahas tyre, në territorin qipriot do të dislokohen edhe dy avionë luftarakë F-16 për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe për t’u përballur me çdo kërcënim të mundshëm.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, pritet të udhëtojë në ishull gjatë ditës së nesërme për të koordinuar nga afër veprimet me autoritetet qipriote. Ai do të shoqërohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerali Houpis.

Sipas njoftimit zyrtar, delegacioni grek do të pritet nga presidenti i Republika e Qipros, Nikos Christodoulides, ndërsa në axhendë janë edhe takime pune me ministrin e Mbrojtjes Vasilis Palmas për koordinimin e hapave të mëtejshëm të sigurisë.

Ndërkohë, autoritetet qipriote konfirmuan se dy mjete ajrore pa pilot u neutralizuan në kohë pranë bazës britanike në Akrotiri. Pas alarmit, u morën masa të menjëhershme sigurie dhe u krye evakuimi i përkohshëm i dy bazave britanike në zonë.

Për arsye sigurie u pezullua përkohësisht edhe aktiviteti në Aeroportin Ndërkombëtar të Pafos, i cili rifilloi operimet normale pak para orës 14:00. Një mobilizim i shtuar u raportua gjithashtu edhe në Ambasadën Amerikane në Nikozia, ku u rrit niveli i gatishmërisë pas incidenteve.

Zëdhënësi i qeverisë qipriote bëri të ditur se dy dronët që po lëviznin drejt zonës së bazave britanike u identifikuan dhe u neutralizuan në kohë, duke shmangur pasoja të mundshme për sigurinë në ishull.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.