E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmet në veri të Kosovës të organizuara nga Vuçiç
Publik News

Sulmet në veri të Kosovës të organizuara nga Vuçiç

Fatmir Mediu: Kërcënim për Ballkanin, Shqipëria ta trajtojë në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe NATO

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se dënon ashpër sulmet e organizuara nga Serbia dhe presidentit Vucic, në Veri të Kosovës kundër policisë kosovare.

Me anë të një reagimi, Mediu shprehet se bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar vatra të reja tensioni në Ballkan është tashmë një fakt i provuar.

Ai thekson se takimi i Vuçiçit me Shtabin e ushtrisë Serbe nuk është një teatër por paralajmërim për një agresion të mundshëm ushtarak.

Mediu kërkon nga Shqipëria që ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë çështje në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si një kërcënim për rajonin e Ballkanit dhe jo vetëm Kosovën.

Reagimi i Fatmir Mediut

Partia Republikane dënon ashpër sulmet e organizuara nga Serbia dhe Vucic, në Veri të Kosovës kundër policisë kosovare.

🔹Bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar vatra të reja tensioni në Ballkan është tashmë një fakt i provuar, cdo hap i Vucic është në kordinim me Putin.

🔹Takimi i Vucic me Shtabin e ushtrisë Serbe nuk është një teatër por paralajmërim për një agresion të mundshëm ushtarak.

🔹Vendosja e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës është detyrë e qeverisë Kurti.

🔹Zbatimi i reciprocitetit është po ashtu një detyrim për shtetin e Kosovës.

🔹Shqipëria duhet ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë cështje në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si një kërcënim për rajonin e ballkanit dhe jo vetëm Kosovën. Komunikimi me drejtues të vendeve të tjera të NSTOs në rajon që ndajnë të njëjtin shqetësim për sjelljen e Serhisë dhe Rusisë, vecanërisht me Malin e Zi dhe Kroacinë është mëse i nevojshëm për ta prezantuar këtë cështje me seriozitet në plan rajonal.#kosove #nato #shqipëria #albania🇦🇱 #kosovo🇽🇰 #unsecuritycouncil #eu

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.