E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmet nuk ndalen as gjatë bisedimeve, Rusia lëshon breshëri raketash mbi Kharkiv, shënohen dhjetëra viktima nga radhët e civilëve, qindra të tjerë të plagosur
Lajme

Sulmet nuk ndalen as gjatë bisedimeve, Rusia lëshon breshëri raketash mbi Kharkiv, shënohen dhjetëra viktima nga radhët e civilëve, qindra të tjerë të plagosur

Rusia ka shkaktuar një masakër të vërtetë civile me lëshimin e një sërë raketash në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Në pamjet e publikuara në mediat e huaja shihen se si dhjetëra njerëz të pafajshëm janë vrarë, e qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një breshëri raketash “Gard dhe Smerch”. Sulmi ka ndodhur, teksa mijëra banorë të zonës ishin në radhë në supermarket për të siguruar ushqim.

Po sipas medias, bombardimet janë shënuar në të njëjtën kohë ku delegacioni Ukrainas dhe ai rus, janë mbledhur në Bjellorusi për të diskutuar mbi zhvillimet e mëtesjhme. Humbje ka pasur dhe nga radhët e rusëve. Sipas The Sun, dhjetëra ushtarë rusë janë vrarë, janë shkatërruar po aq tanke dhe artileri e rëndë. Luftimet e sotme, janë konsideruar si më të egrat që kur Putini urdhëroi ofensivën në Ukrainë. Edhe pse humbjet kanë qenë të madh, ushtria dhe vullnetarët ukrainas, ruajnë ende dominimin e qytetit.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Kiev, ku ushtarë, por edhe qytetarë janë rreshtuar në vijën e parë të sulmit për të mbrojtur atdheun e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.