E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi me armë mbi Top Channel: Pistat kryesore të hetimit
Flash

Sulmi me armë mbi Top Channel: Pistat kryesore të hetimit

lNjë ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit pranë godinës së televizionit Top Channel.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të medias në rrethana ende të paqarta rreth orës 01.00. Si pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë i godinës, Pal Kola 60 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa mjeti i tyre është gjetur i djegur.

SYRI TV sjell pamjet e pasojave të sulmit me armë mbi Top Channel.

Sipas burimeve të SYRI TV, pista kryesore ku është përqendruar hetimi është ajo e ndonjë konflikti të mundshem apo mesazhi ndaj drejtuesve te medias ku ndodhi ngjarja.

Ndërsa një pistë tjetër është edhe ajo për programin e Big Brother VIP.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.