E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi me raketa në Izrael, reagon Donald Trump, ish-presidenti akuza Bidenit dhe Harrisit: Janë inekzistentë!
Lajme

Sulmi me raketa në Izrael, reagon Donald Trump, ish-presidenti akuza Bidenit dhe Harrisit: Janë inekzistentë!

Donald Trump ka reaguar pas sulmit me raketa që Irani nisi ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme, ku deklaroi se bota po digjet dhe po del jashtë kontrollit.

Trump nuk kurseu as ironitë ndaj presidentit Biden, teksa tha ne nuk kemi lidership, askush nuk e drejton vendin.

“Ne kemi një President inekzistent dhe një Zëvendës Presidente që mungon plotësisht, Kamala Harris, e cila është shumë e zënë me mbledhjen e fondeve në San Francisko, një qytet të cilin ajo dhe Gavin Neëscum e shkatërruan totalisht dhe duke organizuar foto të rreme. Askush nuk është në krye dhe nuk është as e qartë se kush është më i hutuar, Biden apo Kamala. Askush nuk e ka idenë se çfarë po ndodh’, ka shkruar Trump.

Ndër të tjera, në deklaratën e tij Trump është shprehur se kur ai ishte në detyrë, Irani ishte në kontroll të plotë.

Ndërkohë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, tha se SHBA po punon ende me Izraelin për të vlerësuar ndikimin e sulmit, por sipas të dhënave të para, nuk ka asnjë viktimë në Izrael.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.