E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi ndaj Berishës/ “Kisha mllef për të nga Gërdeci
Lajme

Sulmi ndaj Berishës/ “Kisha mllef për të nga Gërdeci

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje në lidhjet me lëvizjet e personit që goditi kryetarin e PD, Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

Në emisionin “Opinion” Lala tha se policia ka gjetur në telefonin e tij vetëm kontaktin e nënës së tij dhe nuk ishte asgjë tjetër.

Lidhur me lëvizjet e fundit që ai ka bërë para sulmit, Lala thotë se ngrihen dyshime se sulmi ka qenë i planifikuar.

“Në telefon kishte vetëm numrin e nënës së tij dhe është e vështirë të zbulosh me kë ka komunikuar. Ai nuk mund të ketë zero kontakte. Ka dalë nga banesa dhe ka qëndruar tetë minuta në xhami dhe më pas ka shkuar në protestë. Nisur nga këto rrethana, mua më bëjnë të mendojnë se kjo nuk është rastësore. Nëse do kishte probleme mendore, do kishte goditur edhe të tjerët në turmë. Nga të dhënat e para janë kontradiktore, ai thotë se ka krijuar një mllef ndaj Berishës për shkak të ngjarjes së Gërdecit për shkak se ka patur një kushëri të punësuar. Më pas ka thënë se është një punë që duhej bërë”, tha Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.