E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmohet prona e Faad Mitrit
Lajme

Sulmohet prona e Faad Mitrit

Rreth 40 persona kanë sulmuar pronën e biznesmenit Faad Mitri në Gjirin e Lalzit.  Personat kanë kërcënuar rojën e pronës.

Biznesmeni libanez me shtetësi ameriane dhunua 1 vit ma parë në sy të familjes së tij. Ai u largua me barrelë nga Shqipëria. Ngjarja nuk u zbardh edhe pse u përfol se sulmi kishte ndodhur për shkak se kishte konflikt me disa persona që pretendonin tokën në Gjirin e Lalzit ku Mitri do të ndërtonte një resort turistik me vlerë 450 milionë dollarë.

Por sot disa persona kanë sulmuar rojën dhe kanë prishur gardhin dhe kanë ndërtuar një tjetër pasi kanë larguar rojet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.