‘Surpriza’/ Pas 23 korrikut, deputetët thirren sërish në Kuvend
Edhe pse e enjtja, 23 korrik, ishte parashikuar si dita që do të mbyllte zyrtarisht këtë sesion parlamentar, duket se aktiviteti në Kuvend nuk do të ndalet me kaq.
Sipas informacioneve të bëra publike, deputetët pritet të rikthehen sërish në sallën e seancave më 30 korrik, pas një vendimi të Konferencës së Kryetarëve për të thirrur një tjetër mbledhje plenare.
Në rendin e ditës janë parashikuar dy projektligje të rëndësishme, ai për arkivat dhe projektligji për të drejtën e autorit, të cilat pritet të diskutohen dhe të votohen në këtë seancë shtesë.
Kjo lëvizje e papritur, e vendosur në momentet e fundit, konsiderohet si një surprizë për deputetët e mazhorancës, të cilët kishin planifikuar mbylljen e angazhimeve parlamentare dhe nisjen e pushimeve verore deri në muajin shtator.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



