E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Surprizë në emisionin e Xhaxhiut, Ndriçim Xhepa telefonon për çështjen e teatrit
Lajme

Surprizë në emisionin e Xhaxhiut, Ndriçim Xhepa telefonon për çështjen e teatrit

Mëngjesin e sotëm  në emisionin “Mirmëngjes nga Xhaxhiu” mbërriti një telefonatë që i suprizoi të gjithë. Artisti i njohur Ndriçim Xhepa ka telefonuar  në këtë emision dhe ka folur  në lidhje me zhvendosjen e Teatrit Kombëtar ku sipas tij kjo lëvizje është e pakuptimtë.

” Zhvendosja e Teatrit Kombëtar pas 70 viteve është pa sens. Teatri Kombëtar po ikën. Eksperimentali po zbukurohet.”, u shpreh Xhepa.

Aktori  i mirënjohur Ndricim Xhepa shpreh më tej se  e gjithë kjo lëvizje është pakuptim dhe sipas tij Tirana ka nevojë për më tepër salla teatri.

Duhet të theksojmë që  Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro  ka vendosur të zhvendosë Teatrin Kombëtar tek godina e re e quajtur Turbina dhe TKOB të vendoset në godinën e Teatrit Kombëtar, vendim i cili nuk ka gjetur mbështetjen e artistëve. (J.V/Faxweb)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.