E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sylvinho flet për mungesat në përballejn me Moldavinë në konferencë
Lajme

Sylvinho flet për mungesat në përballejn me Moldavinë në konferencë

Shqipëria ka dhe dy finale të fundit përballë Moldavisë më 17 nëntor në transfertë dhe tri ditë më vonë me Ishujt Faroe në “Air Albania” për të shkuar në Europianin “Gjermani 2024”.

Trajneri Silvinjo ka folur në konferencën për shtyp për këto dy përballje dhe gjithashtu për lojtarët e grumbulluar.

“Fillimisht, kemi dy finale, të rëndësishme. Vijmë këtu me 40 lojtarë të grumbulluar, këtë herë 24, hera e parë për Muçollin. Mihaj kishte një dëmtim dhe për fat të keq nuk mund të vinte, por jemi të mbuluar në atë pozicion. Sa i përket fazës ofensive kemi Cikalleshin dhe Dakun.

Ne ndoshta kemi sulmues të dytë Uzunin e Seferi dhe një lojtar tjetër si i dytë, Çuni kishte një mundësi me ne me Bullgarinë, e kam provuar në krah, por ai nuk është lojtar i krahut, por në këtë moment kemi 3-4 lojtarë në zonë, Ndoshta mungojnë lojtarë krahu në mesfushë, ndaj morëm Muçollin. Jemi në dy ndeshje vendimtare për ne. Ato përcaktojnë të ardhmen tonë, në aspektin futbollsitik.

Ne mendojmë se Muçolli është teknikisht i aftë të lëvizë topin, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë te Goteborgu. Nuk është një lojtar tranzicioni por teknik, menaxhon mirë ndeshjen. Ne do të gjejmë përballë skuadra të rreshtuara mirë. Kemi dy kundërshtarë që mbrohen mirë. Moldavia lejon pak hapësira, është e rëndësishme që të qarkullojmë mirë topin.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.