E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku flet për projektin e kanabisit: Një hap pas në angazhimet në procesin e integrimit
Lajme

Tabaku flet për projektin e kanabisit: Një hap pas në angazhimet në procesin e integrimit

Deputetja e Parisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për miratimin e ligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo e quajtur si një hap pas në angazhimet në procesin e integrimit.

Tabaku shkruan se duhet bërë një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit të drogës e jo ligj për ta legalizuar atë. Gjithashtu ajo thekson se ‘kur Evropa është në përpjekje për të integruar rajonin, mazhoranca i del për zot një nisme që sfidon projektin evropian që shqiptarët e duan’.

Postimi i plotë i Tabakut:

Miratimi i ligjit për Legalizimin e Kanabisit Mjekësor kur sot Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020, ka probleme me kontrollin e kufinjve është vend tranzit dhe burim i trafikimit te kanabis është nje vijë e kuqe e shkelur qartësisht. Një hap pas në angazhimet në procesin e integrimit. Askush nuk është kënaqur kur Shqipëria bënte lajm për avionët e drogës, as për trafikun ndërkombëtar të kanabis, as për pastrimin e parave nga droga! Askush, aq më tepër kur kjo kthehet temë debati në çdo parlamentt e kur reflektohet më çdo raport!

Prandaj sot duhet bërë një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit të drogës e jo ligj për ta legalizuar atë.

Aq më tepër kur ligji miratuar vjen i pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë, në në një moment kur e gjithë energjia, puna dhe fokusi duhet të jetë e përqëndruar në reforma pozitive që çojnë përpara mdryshime ligjore në plotësim të detyrimeve për anetaresimin dhe jo në shkelje të tyre!

Kur shqiptarët presin të përshtaten reforma që çojnë përpara vendin, qeveria merr masat për të dërguar Shqipërinë edhe një herë në listën e zezë. Kur Europa është në përpjekje për të integruar rajonin, mazhoranca i del për zot një nisme që sfidon projektin europian që shqiptarët e duan.

Boll energji është harxhuar për të shkatërruar, sot çdo energji duhet harxhuar për të ndertuar projektin europiian këtu. Jo me fjalë por me akte konkrete

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.