E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku i përgjigjet Ramës: Ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione
Publik News

Tabaku i përgjigjet Ramës: Ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, përmes një reagimi në Facebook, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj më shumë mendon për oligarkët pranë tij se sa për qytetarët shqiptarët.

Sipas saj, “me siguri që Rama ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione. Se në fund të muajit këta çojnë aty ku duhet zarfin”.

Reagimi i plotë i Tabakut

“Një kryeministër që përqesh popullin e tij, nuk e ka për gjë të fyejë me ç’ti vijë për mbarë kundërshtarin. Aq më tepër kur argumenti i mungon dhe kur nga shifrat kompleksohet.

Me siguri që Rama ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione. Se në fund të muajit këta çojnë aty ku duhet zarfin. Një grusht njerëzish vazhdojnë të pasurohen edhe në kohën e pandemisë së varfërisë ndërsa mijëra shqiptarë vuajnë për bukën e gojës. Nuk mund ta kuptojë Rama një qytetar që ka një familje për të mbajtur dhe këtë gjë e bën me djersën e ballit dhe punë të ndershme.

Edi Rama nuk i kupton vujatjet e shqiptarëve pasi për të vuajtja është kur miqtë e tij oligarkë nuk marrin milionat e PPP-ve apo tenderave sekretë. Rama ka frikë nga e vërteta pasi kjo e zhbën propagandën e tij boshe. Prandaj sa herë përballet me të vërtetën, ai fyen gjithëkënd që e thotë. Pasi mendon që e vërteta do të trembet. Por jo. E vërteta flet siç e tregojnë edhe këto qytetare”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.