E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku viziton bizneset: Ulja e taksave e shpëton vendin
Publik News

Tabaku viziton bizneset: Ulja e taksave e shpëton vendin

Tabaku e përforcoi këtë mendim pas vizitës që kreu sot në disa biznese në Tiranë.

“Vizita pranë bizneseve të Rrugës së Kavajës ishte sot një tjetër dëshmi e gjendjes së mjeruar të sipërmarrjes në vend,” shkroi Tabaku në FB.

“Në çdo biznes që u futëm për të biseduar, dëgjuam pesimizmin e tregtarëve. Konsumi ka rënë, taksat dhe tarifat kanë shteruar burimin e të ardhruave, tatimorët qarkullojnë biznes më biznes për t’u marrë edhe çfarë u ka mbetur.

Nëse kjo është situata në arteriet kyç të Tiranës ajo çfarë ndodh në periferinë e varfëruar dhe të harruar është edhe më errët. Shqipëria po shndërrohet ngadalë në moçal sa i takon bizneseve.

Ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfërimi dhe zhdukja e sipërmarrjes. Beteja për fiskalizimin është gjoba e fundit me kosto 1000 euro në kurriz të sipërmarrjes për interes të klientelës. Njësoj si PPP-të që po u marrni dhe gramin e fundit të të ardhurave shqiptarëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.