E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shifrat/Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, PS merr 60 nga 61 bashki në vend.
Politikë

Shifrat/Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, PS merr 60 nga 61 bashki në vend.

Me katër vota pro dhe një kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit, qe i hap rruge keshtu te zgjedhurve vendore te marrin mandatin permes betimit.

Mbyllja e të gjithë procesit zgjedhor të 30 qershorit ka kërkuar 27 ditë kohë për numërimin, shqyrtimin e kërkesave ankimore dhe miratimit të tabelës përfundimtare, duke hyrë tek ato procese zgjedhore të gjata në historinë e zgjedhjeve vendore në vend.

Ne tabelen permbledhese bie ne sy se Partia Socialiste ka marre 60 bashki, nga 61 ne vend. Nje bashki e mori partia e minoritetit maqedonas, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen.

Partia Socialiste ka marre 564679 vota, ose 1136 mandate.

Sipas tabeles permbledhese, parti e dyte sipas numrit te votave te marra renditet ajo e Paskal Milos, Partia Demokracia Sociale me 27865 vota ne rang vendi.

Kete e pason Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, me ish-kryetar Skender Gjinushit, qe ka marre 27422.

Bindja Demokratike e Astrit Patozit, konfirmohet sipas ketyre rezultateve, parti e katert, me 20350 vota.

Theksojme se vota të Pavlefshme për Kryetar jane 811.727, nderkohe qe 49.018 eshte numri i votave te pavlefshme per Keshill Bashkiak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.