Taksa për të gjitha qytetet, sa do paguhet për shtëpitë
Taksa e re e pronës nis zbatimin nga 1 prilli për të gjitha qytetet e vendit. Kush banon në apartamentet ekzistuese të ngritura para ’93, do të paguajë 30 për qind taksë më pak se pallatet e tjera. Qeveria miratoi dje vendimin me metodologjinë e taksës mbi çmimet e shtëpive sipas vlerës së tregut.

“Panorama” boton të plota tabelat me vlerën e taksës që do të paguhet për 60 qytetet e Shqipërisë për të dyja kategoritë. Baza e llogaritjes së taksës së re do të jetë vlera e shtëpisë. Vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimet fiskale referencë për metër katror, që përdorin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Çdo qytetar mund të bëjë llogaritjet me të dhënat e tabelës, duke llogaritur vlerës e shtëpisë mbi çmimet fiskale dhe taksën 0,05 për qind. Vlera më e lartë e taksës do të jetë për Tiranës, Durrësin, Fierin, Elbasanin. Qytetet që do të paguajnë më pak do të jenë Kukësi, Memaliaj, Bajram-Curri. Referuar tabelës, çmimi mesatar fiskal për Tiranën është 89,137 lekë/m2. Vlera e një shtëpie me sipërfaqe 100 m2 është 8,913,700 lekë.
Taksa për apartamentet e privatizuara, e llogaritur për 70 për qind të vlerës, do të jetë 3118 lekë. Për apartamentet pas ’93, taksa vjetore në Tiranë do të jetë 4,456 lekë. Për një familje që jeton në qytetin e Kukësit, në një shtëpi me sipërfaqe 100 m2, vlera e shtëpisë llogaritet 6,750,000 lekë. Çmimi fiskal për këtë qytet është 54,000 lekë/ m2. Taksa do të jetë sa 0,05% e vlerës së shtëpisë, pra, 270 lekë.
Por, në rast se qytetarët kanë në pronësi një shtëpi, të cilën e privatizuan me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, taksa llogaritet për 70 për qind të çmimit të shtëpisë. Në këtë llogaritje, për familjen që jeton në Durrës, taksa vjetore do të jetë 1890 lekë në vit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



