Taksia përplaset me shtyllën në Vlorë: Plagosen 6 persona, shoferi dyshohet se ishte i dehur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se një taksi tip “Benz” është përplasur me një shtyllë.
Në automjet kanë qenë 6 persona bashkë me shoferin dhe dy fëmijë 13-vjeç. Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre 4 ne gjendje te rëndë.
Të plagosurit janë transportuar me tre ambulanca në drejtim të spitalit të Vlorës. Nga informacionet paraprake ka dyshime se shoferi ka qenë në gjendje të dehur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



