E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tani që i mbaron mandati, Rama ‘lan e shpërlan me furça’ Dumanin
Lajme

Tani që i mbaron mandati, Rama ‘lan e shpërlan me furça’ Dumanin

Kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësime maksimale për Altin Dumanin, i cili drejtoi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit.

Në podcastin e tij “Flasim”, Rama e cilësoi Dumanin si njeriun që e ngriti SPAK-un në një nivel tjetër, duke e kthyer në një institucion funksional dhe të besueshëm, falë shembullit personal dhe mënyrës së drejtimit.

Sipas kryeministrit, periudha me Dumanin në krye përbën një moment historik për drejtësinë shqiptare, pasi SPAK, siç u shpreh ai, ka vepruar pa asnjë ndërhyrje politike dhe me fokus të vetëm zbatimin e ligjit.

“Këtë javë, SPAK zgjodhi drejtuesin e ri, i cili do të pasojë Altin Dumanin. Kryeprokurori që e ngriti institucionin në një nivel tjetër, duke e kthyer, falë forcës së shembullit të tij, në një fakt konkret, historik, pa ekzagjerim, atë që dikur dukej si një parrullë e parealizueshme: një drejtësi që nuk sheh majtas e djathtas, por vetëm drejt”, u shpreh Rama.

Në përfundim, kreu i qeverisë i përcolli Altin Dumanit respektin e tij dhe i uroi suksese në vijim, duke nënvizuar se drejtimi i SPAK gjatë mandatit të tij ka qenë një gur themeli për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.