E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tatimet: Kujdes  po ju monitorojnë kur shpallni ‘Shtëpi me qera’ në platformat online
Lajme

Tatimet: Kujdes po ju monitorojnë kur shpallni ‘Shtëpi me qera’ në platformat online

Si çdo vit, në prag të çeljes së sezonit turistik, Administrata Tatimore sjell në vëmëndje të individëve që ofrojnë akomodime, si edhe të subjekteve me aktivitet sezonal në zonat turistike e bregdetare, që të respektojnë detyrimin e tyre ligjor për t’u riaktivizuar dhe për të deklaruar.

Gjatë periudhës 15 – 26 prill 2019, adminstrata tatimore ka identifikuar në rang kombëtar, 564 subjekte apo individë, të cilët ofrojnë struktura akomoduese, nëpërmjet platformave online si Booking.com, Air Bnb, etj.   

LEXO EDHE:

Kursi i këmbimit valutor, e shtunë 4 maj 2019

Deri tani janë kontaktuar 275 individë, si kujtesë për të regjistruar aktivitetin që kryejnë, ndërsa vazhdon informimi ndërgjegjësues për të gjithë personat apo subjektet e identifikuar.

Tatimet sjellin në vëmendje se informacioni i reklamuar në faqet e mësipërme të internetit, është në monitorim nga administrata tatimore, me qëllim identifikimin e atyre individëve, të cilët ushtrojnë këtë aktivitet pa qenë të regjistruar sipas dispozitave të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Ndërkohë sportelet e Shërbimit të tatimpaguesve në të gjithë vendin, ofrojnë informacionin dhe asistencën e duhur, për kategoritë e individëve dhe subjekteve të sipërpërmendura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.