Taulant Muka publikon dokumentet: Lektorja e Ekonomikut dhe drejtoresha e AKSHI me doktoraturë plagjiaturë
Ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Mauka, vijon denoncimet për plagjiaturë të doktoraturës. Akuzat këtë herë drejtohen ndaj kreut të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë e Informacionit, Mirlinda Karçanaj.
Muka, në një postim në Facebook, shprehet se doktoratura e drejtoreshës së AKSHI, njëkohësisht lektore në Fakultetin e Ekonomikut në UT, “eshte nje kombinim copy-paste i pjeses teorike nga burime te ndryshme, dhe pjesa tjeter qe me shume se punim i nje teze doktorature, duket si shenime leksionesh apo si specifikime teknike tenderash”.

“A mundet drejtoresha plagjiature e AKSHI te kontrolloj plagjiaturat dhe sistemin e provimeve te matures dhe shtetit në Shqiperi?
Pak dite me pare Kryeministri deklaroi qe do t’i dixhitalizojme doktoraturat për të kontrolluar plagjiaturat, dhe perbri mendimeve qe kam shprehur pas deklarates se tij, kuptova qe institucioni pergjegjes per dixhitalizimin e proceseve dhe krijimin e sistemeve elektronike eshte AKSHI. Por si mundet ky insitucion, me ne krye Znj. Mirlinda Karcanaj, Drejtor i Pergjithshem Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit te siguroje cilesine dhe eventualisht te kuptoje dhe parashtroje sakte kerkesat funksionale te sistemit hipotetik, kur Znj. Karcanaj doktoraturen e vete e ka komplet plagjiature? A mundet Znj. Karcanaj të garantoje sistemin dixhital per provimet e matures dhe shtetit qe te ofroje meritokraci”, shkruan Muka.
“Nese shihni punimin e saj te doktoratures (https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/vieëer…), do te kuptoni qe eshte nje kombinim copy-paste i pjeses teorike nga burime te ndryshme, dhe pjesa tjeter qe me shume se punim i nje teze doktorature, duket si shenime leksionesh apo si specifikime teknike tenderash.
Kujtojme qe Znj. Karcanaj eshte edhe lektore ne Fakultetin e Ekonomikut (sipas CV-se se saj te publikuar), pra nje tjeter rast mashtrimi i shtohet barres se qytetareve te Shqiperise”, vijon ai.
Muka publikon edhe dokumentet që sipas tij, tregojnë plagjiaturën.






Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



