E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të dashur studentë, bëni atë që nuk e bëmë dot ne!
Lajme

Të dashur studentë, bëni atë që nuk e bëmë dot ne!

Në vitin 1990, unë kam qenë student. Protestova edhe unë në Dhjetor, kur diktatura komuniste kishte falimentuar politikisht dhe ekonomikisht, por nuk binte pasi nuk e linin prindërit tanë.

Pastaj në mars 1991, u bënë zgjedhjet e para, dhe prindërit tanë zgjodhën sërish Ramiz Alinë dhe PPSH-në, me votë masive madje, sepse nuk u shqitej shpirti nga komunizmi.

Pastaj ne protestuam sërish, shumë më gjatë e më dhunshëm, për të rrëzuar qeverinë e parë demokratike të partisë së diktaturës.

Pastaj nga partia e diktaturës lindën shumë parti të tjera. PPSH-ja vetë u bë PS. Ca shkuan tek PD, disa krijuan PSD-në, pastaj këto pollën nga 5-6 parti të tjera dhe kështu u bë demokracia jonë.
Prej 35 vjetësh, ne, prindërit tuaj, dhe prindërit tanë, pra gjyshërit tuaj, që mbajnë ende nën jastën teserat e PPSH-së dhe bijave të saj, zgjedhim një herë në 4 vjet të keqen e vogël mes këtyre partive.
Kështu mendojmë ne, por në fakt ne shkojmë nga një e keqe e vogël tek një më e madhe.

Sot është nevoja ti jepet fund këtij cikli rrënues për vendin dhe jetën tuaj, dhe ju jeni ngjitur sërish në skenë.

Nëse mundeni, bëjeni atë që nuk bëmë dot ne!

Detyra juaj është më e vështirë. Sepse autokracitë e pasura janë më të forta se diktaturat e varfëra.

Por, mos lejoni më, që për të ardhmen tuj të vendosin gjyshërit tuaj, që të ndenjurit në rradhë për të marrë pensionin e quajnë punë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.