“Të gatshëm të shkojmë deri në pikën e fundit”, Kryemadhi nga Durrësi: Një i çmendur ka marrë peng një parti dhe disa godina, por…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga qyteti i Durrësit ku bashkë me simpatizantët e opozitës bllokuan aksin rrugor Rrogozhinë-Plepa, ka deklaruar se ky është vetëm fillimi dhe se mosbindja civile nuk ka nisur ende.
Kryemadhi ka thënë se opozita është e gatshme që të shkojë deri në pikën e fundit.
Ajo ka thënë se ndaj të rinjve shqiptar po behet një “gjenocid i heshtur”, të cilin opozita do e luftojë.
“Këta nuk e kanë kuptuar që mosbindja civile s’ka filluar ende. Shqiptarët janë të gatshëm për t’u përballur me këtë gjenocid heshtës që ka bërë Edi Rama. Gjenocidet kanë krijuar shpërngulje kudo në botë. Ky është një gjenocid heshtur ndaj të rinjve. Një i çmendur ka marr peng një parti politike dhe disa godina. Opozita nuk ka për qëllim pushimin e godinave dhe as të rrugëve, por opozita kërkon të pushojë zemrat e qytetarëve. Ne duhet t’i ngjallim shpresën shqiptarëve, pasi po shkatërrohet ajo pak që ka ngelur nga historia jonë.
Ne do bëjmë çdo lloje proteste apo lëvizje politike për të sensibilizuar shqiptarët, por jemi të përgatitur deri në pikën e fundit, për t’i thëne Edi Ramës që këtë popull nuk e merr dot me dhunë.
Ne po i provojmë të gjitha, nuk është problem për ta rrethuar Parlamenti dhe për ta marrë Parlamentin. Këtë javë bllokuam 12 akse, javës tjetër nuk i dihet se çfarë do bllokojmë”, ka thënë Kryemadhi.
Shpërndarja e ish-deputetëve të PD
Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
(Lulzim Basha, Edmond Spaho, Endri Hasa, Luciano Boci)
Qarku Tirane – Tirane, Rrethrrotullimi “Shqiponja”
(Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Grida Duma, Dhurata Cupi, Jorida Tabaku, Valentina Duka, Genc Pollo, Agron Shehaj, Aldo Bumci, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Halim Kosova, Enkeleid Alibeaj)
Qarku Shkoder – Aksi Rruges Shkoder – Koplik
(Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi)
Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit
(Isuf Cela)
Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
(Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj)
Qarku Diber – Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos
(Xhemal Gjunkshi)
Qarku Durres – Plepa, ne hyrje te Autostrades
(Edi Paloka, Florion Mima, Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Oriola Pampuri)
Qarku Korçe – Rruga nacionale ne hyrje te Korces
(Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli)
Qarku Fier – Rruga nacionale, Ura Mbrostar
(Luan Baçi)
Qarku Vlore – Hyrje e superstrades Vlore- Levan
(Nadire Meçorapja)
Qarku Berat – Ura Vajgurore dhe Dalje Beratit, Aksi Berat – Ura Vajgurore
(Astrit Veliaj)
Qarku Gjirokaster – Kryqezim i rruges Permet-Tepelene- Gjirokaster
(Tritan Shehu)
Shperndarja e ish-deputeteve te LSI ne protestat sot
Ne Durres, rrethrrotullimi i Plepave: Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi,
Ne Tirane, rrethrrotullimi Shqiponja: Petrit Vasili, Luan Rama, Klajda Gjosha, Floida Kerpaci, Edmond Panariti dhe Erisa Xhixho
Ne Shkoder: Agron Cela
Ne Lezhe; Viktor Tusha
Ne Milot: Perparim Spahiu
Ne Fier: Kejdi Mehmetaj
Ne Elbasan Edmond Haxhinasto
Korce; Endrit Braimllari
Kujtojmë se në koordinim të plotë me aleatët e saj, Partia Demokratike ka angazhuar strukturat dhe u ka bërë thirrje qytetarëve t’i mbështesin në të 12 protestat 120-minutëshe që do të zhvillohen sot, në orën 18:00, në të gjithë vendin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



