“Të kam gjetur ty, se di sa shumë të kërkova!”
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është ndër ato artiste që emocionet i shpreh shpesh edhe në rrjete sociale, për t’i ndarë me fansat e saj. Së fundmi ajo i ka bërë urim për ditëlindje burrit të saj, Skerdit.
Ajo ka zgjedhur që ta urojë pikërisht me vargjet e baladës “Shpirti i shpirtit tim” që Gaçe ia ka dedikuar partnerit. Kënga u bë kolonë zanore për shumë çifte në ditën e tyre më të rëndësishme, siç është martesa.
Këtë dedikim këngëtarja e ka bërë sot teksa ka publikuar edhe një foto ku shfaqen shumë të lumtur. Ata janë edhe prindër të dy vajzave.
Postimi i Aurelës:
“Te kam gjetur ty,
Ti se di sa shume kerkova.
Une me ty, s’do te thoja kurre “u lodha “.
Ti tani, ti je rrahje e zemres time,
Bashke me ty, le te thinjet jeta im
(vargjet e kenges tone, Shpirt i shpirti tim)
edhe 100 vite me ne e per ne shpirt I shpirtit tim ❤”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



