E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të mirat që sjell konsumimi i dy vezëve në ditë
Flash

Të mirat që sjell konsumimi i dy vezëve në ditë

Të ziera, të pjekura, apo të skuqura veza duhet të ekzistojë patjetër në pjatën tonë. Teksa shumë njerëz stepen për ta konsumuar për shkak të kolesterolit, ekspertët thonë se kolesteroli i tyre “nuk është i keq për shëndetin”.Çfarë përfitimesh ka trupi nëse hani dy vezë në ditë, që nga lëkura, thonjtë e deri tek forcimi i sistemit imunitar.

Humb peshë Studimet tregojnë se një mëngjes i pasur me proteina të redukton urinë, duke marrë më pak kalori gjatë ditës. Vezët kanë gjithashtu shumë proteina dhe ju bëjnë të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë.

Flokë, lëkurë dhe thonj të shëndetshëm
Veza përmban një sasi të madhe vitaminë B, përfshi B12, B5, Biotin, tiamin dhe riboflavin, që ju ndihmon të mbani trupin shëndetshëm, me një lëkurë elastike kundër dëmtimeve të radikaleve të lira.

Forcon kujtesën Vezët përmbajnë një lloj të veçantë vitamine që quhet choline, e cila është vështirë të gjendet në ushqimet e tjera. Ajo mban të shëndetshme membranat qelizore dhe siguron një funksionim të mirë të trurit dhe kujtesës. Sipas një studimi të shkencëtarëve të Cornell University, suplementi i choline gjatë shtatzënisë siguron funksionim më të mirë të trurit dhe reagim më të shpejtë tek fëmijët.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.