E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të paktën tre viktima në një fabrikë demontimi
Bota

Të paktën tre viktima në një fabrikë demontimi



Pasditen e sotme është bërë e ditur se tre persona kanë gjetur vdekje nga një shpërthim i fuqishëm që ndodhi në një fabrikë demontimi në në Casalbordino, në provincën Chieti në Itali.


Shpërthimi u regjistrua rreth 2.30 dhe sipas asaj që rrjedh nga burimet shëndetësore, nuk ka persona të tjerë të lënduar siç u frikësua në fillim, aq sa shumë ambulanca ishin dërguar nga spitalet e Lanciano, Vasto dhe Ortona, si dhe helikopteri i shpëtimit nga Pescara.

“Shpërthimi ndodhi në një fabrikë municionesh e cila ndodhet pranë zonës detare. Tani ata më ndaluan sepse ne jemi duke evakuuar zonën. Konfirmoj se ka viktima: ata më thanë se ka tre vdekje”, ka thënë kryetari i bashkisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.