E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Të parën do të vras ty, pastaj…”, si e kërcënonte ish-gruan Fatmir Koleci
Publik News

“Të parën do të vras ty, pastaj…”, si e kërcënonte ish-gruan Fatmir Koleci

15 muaj burg për dhunë në familje, nuk e kanë bërë të reflektojë aspak 46-vjeçarin Fatmir Kolecaj, i cili qëlloi dje për vdekje ish-bashkëshorten e tij Esmeralda Filopati dhe të vëllanë e saj Edison Filopati, mbrëmjen e djeshme në Mirditë.

Gjithçka ndodhi në banesën e dy të rinjve të familjes Filopati që u ekzekutuan mizorisht, ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme tre vajza të vogla nuk do ta shohin më të ëmën e tyre, për shkak se i ati ua vrau.

Kolecaj ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 15 muaj burg, në një vendim të dhënë në 15 Janar të 2018-tës, për akuzën e dhunës së familjes dhe armëmmbajtjes pa leje.

Në vendimin e Gjykatës asokohe, thuhej se duke iu referuar deklarimeve të së dëmtuarës Esmeralda Kolecaj (Filopati), provohet se marrëdhëniet bashkëshortorë të saj me të pandehurin Fatmir Kolecajn janë karakterizuar nga grindje e mosmarrëveshje, të pasuara nga veprime të dhunës fizike dhe psikike të shkaktuara prej të pandehurit mbi bashkëshorten e tij, të cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar më pare në Polici për arsye se i pandehuri e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove Policinë…” duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri të mbushur prej tij.

Rasti i fundit, të cilin e dëmtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar në Polici, është ai i orës 16:00, të datës 12.07.2017, në të cilën i pandehuri sapo ka hyrë në banesë ka filluar ta godasë me shuplaka bashkëshorten e tij, pastaj ka marre një tub gome dhe me të e ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit për rreth një orë.

E dëmtuara, Esmeralda Kolecaj (Filopati) ka mundur të telefonojë babain e saj, të cilit i ka bërë me dije faktet e mësipërme, ndërsa ky i fundit ka njoftuar Policinë. Në këtë moment i pandehuri ka shkuar në banjon e banesës dhe ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje te organeve kompetente, të cilën e ka vendosur në tavolinë, ndërsa bashkëshortes se tij i ka thënë: “Të parën do të vras ty, pastaj do merrem me ato”.

Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve të mësipërme, i pandehuri ka dalë bashkë me armën në oborrin e banesës dhe është rikthyer në banesë, duke mos e pasur armën me vete.

Por megjithë arrestimin, burgun, dhe divorcin, Fatmir Koleci nuk e pranoi dot që ish-bashkëshortja e tij të vijonte jetën e saj, dhe mbrëmjen e djeshme pas një sherri që ka shkaktuar në oborrin e familjes Filopati, iu mori jetën dy të rinjve, motër e vëlla.

Pas ngjarjes ai arriti tia mbathte, ndërkohë që policia e Rrëshenit kërkoi ndihmën e forcave RENEA për kapjen e tij, që derimë tani nuk ka mundur që të realizohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.