E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të plagosurat ende në gjendje të rëndë, nuk dinë që Dan Hutra u ka vrarë dy familjare
Lajme

Të plagosurat ende në gjendje të rëndë, nuk dinë që Dan Hutra u ka vrarë dy familjare

Më 1 mars, 40-vjeçari Dan Hutra nga Kukësi, plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit. Më pas, Hutra shkoi në Paskuqan, aty ku vrau motrën dhe kunatën e Elenës, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen. Pasi rkreu krimin, Hutra shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar për vdekje 31-vjeçaren në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit.

Ndërkohë për mediat bëhet me dije se Elena dhe Kujtime Hysa, nënë e bijë të cilat u plagosën nga Dan Hutra vijojnë të jenë të shtruara në spitalin e Traumës, teksa nuk dinë asgjë që Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku janë vrarë Hutra. Elena dhe Kujtimja janë të dyja në gjendje të rënduar, ndaj dhe ende nuk kanë informacion për vdekjen e të afërmve të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.