Të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy ish-truprojat e Saimir Tahirit
Dy ish-truprojat e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit u arrestuan këtë të mërkurë në Francë dhe Gjermani. Sipas News24, në pranga kanë rënë Agustin Deda dhe Hekuran Marku të cilët janë shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si të përfshirë në trafikun e drogës.
Mësohet se Agustin Deda është arrestuar në Francë ndërësa Hekuran Marku në Gjermani. Emrat e dy ish-truprojave të Tahirit dolën në përgjimet e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



