Të shtëna me armë në Lezhë/ Policia shkon me urgjencë në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më herët në Ishull-Lezhë.
Policia ka nisur verifikimet në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Rrethanat mbeten të paqarta.
“Rreth orës 21:05, në një rrugë dytësore, në dalje të qytetit Lezhë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër,” njofton policia.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë që mund të çoje në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



