Të shtëna me armë në Gjermani, 5 viktima dhe disa të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Stade, në perëndim të Hamburgut, ku një sulm me armë zjarri ka përfunduar me pasoja fatale për pesë persona. Episodi dramatik ka ndodhur brenda një qendre kujdesi për të rinjtë, duke shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm të forcave të sigurisë.
Sipas burimeve paraprake, të shtënat janë regjistruar në një objekt që frekuentohej nga të rinj, ndërsa përveç viktimave, disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt strukturave spitalore, ku po marrin trajtim mjekësor.
Autoritetet gjermane kanë ndërhyrë menjëherë pas sinjalizimit për ngjarjen, duke zhvilluar një operacion të gjerë në zonë. Si rezultat, janë vënë në pranga dy persona të dyshuar, mes të cilëve edhe individi që dyshohet se ka hapur zjarr.
Zyrtarë të policisë bëjnë me dije se hetimet janë në fazë intensive, ndërsa po punohet për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të rindërtuar me saktësi dinamikën e plotë të ngjarjes. Deri në këto momente, nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në institucione të tilla, veçanërisht ato që lidhen me të rinjtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



