E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në Vlorë
Publik News

Të shtëna me armë në Vlorë

Të shtënë me armë janë regjistruar në Zvernec pak momente më parë.

Një person duke lëvizur me motor ka goditur me pistoletë një që lëvizte në këmbë.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtena në ajër, tre herë.

Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes pasi u njoftua nga qytetarët, tha se ka identifikuar autorin dhe po kreh zonën, me qëllim arrestimin e 42-vjeçarit.

Mësohet se mes tij dhe disa personave të tjerë ka pasur një konflikt të çastit.

Njoftimi nga policia e Vlorës

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë, shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.