E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë zjarri në Lushnje
Flash

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit pranë spitalit, ku autorët kanë qëlluar drejt një automjeti.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa identiteti i synuar apo motivi i sulmit mbetet i paqartë. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa forcat e policisë po vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Paraprakisht, mësohet se në fshatin Lifaj është konstatuar një automjet i djegur, çka ngre dyshime për një atentat të mundshëm, duke shtuar pasigurinë për sigurinë në zonë.

Hetimet vijojnë dhe policia ka forcuar patrullimet në qytet dhe rrethinat për të parandaluar ndonjë incident tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.