E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë
Lajme

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Sudhisë, në Qafështamë, teksa efektivët e Policisë së Shtetit dhe agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) po zhvillonin një operacion për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë ndërhyrjes janë dëgjuar disa të shtëna, të cilat dyshohet se janë kryer në ajër. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të plagosur apo dëmtime të tjera si pasojë e përdorimit të armës.

Mbetet ende e paqartë se kush ka qëlluar dhe në çfarë rrethanash është përdorur arma gjatë operacionit. Autoritetet po vijojnë verifikimet në terren për të përcaktuar origjinën e të shtënave dhe personat e përfshirë në ngjarje.

Operacioni në zonën e Qafështamës vijon, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi episodin e armës së zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.