E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në mesnatë te “Ali Demi”
Lajme

Të shtëna me armë në mesnatë te “Ali Demi”

Forca të shumta policie janë angazhuar gjatë orëve të vona të natës në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, pas një incidenti të raportuar me të shtëna armësh.

Sipas të dhënave paraprake, në zonë dyshohet se janë dëgjuar të shtëna në ajër, çka ka bërë që policia të ndërhyjë dhe të kryejë kontrolle në një lokal.

Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë të qarta, ndërsa shërbimet e policisë kanë vijuar verifikimet për të zbardhur se çfarë ka ndodhur dhe kush mund të jetë përfshirë.

Deri në këtë fazë nuk raportohet për persona të plagosur apo të arrestuar. Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje mbi incidentin dhe rezultatet e kontrolleve të kryera nga policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.