Të shtëna, plagosje dhe zjarr para parlamentit të Serbisë (VIDEO)
Një person u plagos para ndërtesës së Parlamentit në Serbi, pasi u qëllua nga një 30-vjeçar, i cili më pas u arrestua nga policia. I plagosuri u transportua menjëherë në spital për trajtim.
Autoritetet serbe po hetojnë ngjarjen, ndërsa 30-vjeçari V.A. akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.
Në të njëjtën kohë, në çadrat e vendosura përpara Kuvendit Kombëtar ka shpërthyer një zjarr, dhe ekipet zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve.
Pas këtyre ngjarjeve, presidenti Aleksandar Vuçiç do të mbajë një fjalim të jashtëzakonshëm në Pallatin e Serbisë në orën 13:00.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



