E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtënat drejt makinës së tij, administratori i shkollës private ndërron dëshmi dhe kërkon mbrojtje nga shteti: Më rrezikohet jeta
Lajme

Të shtënat drejt makinës së tij, administratori i shkollës private ndërron dëshmi dhe kërkon mbrojtje nga shteti: Më rrezikohet jeta

TIRANË

Administratori i shkollës private në Tiranë, Lulzim Masha i shpëtoi një atentati të martën paradite në një rrugicë buzë Liqenit Artificial, teksa tani kërkon mbrojtje nga shteti.

Masha ka thënë para grupit hetimor se prej fundit të dhjetorit një i ri e ndiqte çdo ditë në zonën e Liqenit Artificial kur shkonte në punë. Mëngjesin e 18 janarit Lulëzim Masha ka treguar se ka qenë tek berberi e më pas është nisur për në punë ku në afërsi të një këndi lojërash për fëmijë një i ri i ngjashëm me atë që e kishte ndjekur për disa ditë ka qëlluar 3 herë në drejtim të makinës së tij.

I riu i ka folur por 63-vjeçari nuk ka kuptuar asgjë që është folur. Pas të shtënave ai është larguar me mjetin e tij me shpejtësi dhe kur ka ndaluar ka njoftuar policinë e cila nga këqyrja e bërë ka rezultuar se mjeti “Benz ML” i Mashës kishte një shenjë plumbi në pjesën e pasme. Për ngjarjen policia ka shoqëruar 10 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen pasi ndodheshin pranë vendit ku u dëgjuan të shtënat por ata nuk kanë dhënë të dhëna të vlefshme për hetimin. Në pyetje është marrë edhe Fatmir Mashës, vëllai i Lulzim Mashës i cili rezulton i dënuar nga gjykata e Tiranës me 15 vjet burgim për akuzën e vrasjes, por ai ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen. Nga ana e tij Lulëzim Masha ka thënë se nuk ka konflikte me askënd por pas ngjarjes ndihet i rrezikuar dhe kërkon mbrojtje për veten dhe familjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.