E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtënat me armë në Belsh/ 35-vjeçari qëlloi me armë shoferin e autobusit
Lajme

Të shtënat me armë në Belsh/ 35-vjeçari qëlloi me armë shoferin e autobusit

Policia e Belshit ka zbardhur detaje nga të shtëna më armë në këtë qytet.

Blutë bëjnë me dije se janë njoftuar se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar me iniciale A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus).

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T.

Ndërkaq, vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.